Lajme

Infektohen nga koronavirusi edhe 66 persona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 22 September 2020

Edhe 66 persona janë infektuar nga koronavirusi në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, shkruan, Gazeta Infokus.

Derisa janë shëruar 141 të tjerë të cilët ishin të infektuar me koronavirus.

-Advertisement-

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 503 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 66 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 15.208 raste nga 63.110 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes.”, thuhet në raport.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 141 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.815 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.778. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera