Lajme

Infektohen nga koronavirusi 488 persona në Kosovë, 8 ndërruan jetë

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 02 March 2021

Shifrat e personave të infektuar nga koronavirus ka shënuar një ngritje në Kosovë.

Vetëm në 24- orët e fundit  edhe 488 persona janë infektuar nga ky virusi, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu ka bërë të ditur IKSHPK-ja përmes raportit të fundit.

-Advertisement-

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (81, 77, 65, 78 vjeç), Klinë 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (37 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Suharekë 1 rast (87 vjeç)”, thuhet në komunikatë.

Numri total i rasteve pozitive është 70.185 raste nga 313.132 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 270 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 60.333 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.236./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera