Infektimi i Trump me Covid-19, Fauci: Për mua nuk ishte aspak surprizë
Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 19 October 2020
Eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, dr. Anthony Fauci tha se ai “nuk është aspak i habitur” që presidenti amerikan, Donald Trump u prek nga Covid-19.
Fauci shtoi se infektimi i tij nuk përbënte surprizë pasi Trump qëndronte i rrethuar nga njerëz që nuk mbanin maska dhe distancë sociale.
“Unë isha i shqetësuar se ai do të sëmurej kur e pashë në një situatë krejtësisht të pasigurt të mbushur me njerëz, pa distancë, dhe ku pothuajse askush nuk mbante maskë“, tha ai gjatë një interviste për CBS.
Fauci duket se po i referohej eventit Rose Garden ku Trump njoftoi se gjykatësja Amy Coney Barrett ishte zgjedhja e tij për të zëvendësuar, gjykatësen Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë.
Të paktën 12 njerëz kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 pasi morën pjesë në ngjarjen e 26 shtatorit.
“Një izolim i dytë nuk është opsion”
Pavarësisht faktit se SHBA po përjeton një rritje dramatike të rasteve të reja me Covid-19 dhe të vdekjeve po ashtu, eksperti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci thotë se gjërat do të duhet të shkojnë shumë keq, në mënyrë që ai dhe ekspertët e tjerë të shëndetësisë të mendojnë për një rikthim në izolim kombëtar.
Rastet e reja në Amerikë i kanë kaluar 55 mijë brenda 24 orëve, në rritje me 60% krahasuar me muajin shtator dhe ekspertët thonë se janë të përgatitur për një përkeqësim të situatës.
Deri më tani, 8.1 milionë amerikanë rezultojnë të prekur nga koronavirusi dhe mbi 219 mijë kanë humbur jetën, sipas Universitetit Johns Hopkins.
“Ne duam që ti përdorim masat kufizuese si një mënyrë për të rihapur ekonominë, por duke qenë të sigurt”, tha Fauci gjatë një interviste, duke pranuar se për momentin, një tjetër izolim dhe mbyllje kombëtare nuk është një opsion për Shtetet e Bashkuara.
Në mbarë vendin, vetëm Missouri dhe Vermonti kanë shënuar një rënie të rasteve të reja ditore dhe përmirësim të situatës. Në Connecticut dhe Florida, numri i të infektuarve javën e shkuar është rritur me 50%. 27 shtete kanë raportuar rritje të shifrave nga 10-50%.
Të tjera
-
Investimet për faqe te zezë të Alban Hysenit, asfalton trotuare për bandera
Një bander në mes të trotuarit të asfaltuar, janë pamjet më të reja të publik...
-
Sekuestrohen ar*më në Cermjan të Gjakovës
Më zbatim të urdhërkontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gja...
-
Gorçeviç: Mali i Zi do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në KiE
Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në...
-
Kuvendi me tri seanca plenare në javën e ardhshme
Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. ...
-
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se ...
-
Aksident trafiku në Kërçovë, 3 të vd*ekur dhe 4 të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora 04:50, në m...
-
Kusari-Lila: S’jemi në situatë të jashtëzakonshme që duhet medoemos të shkojmë në zgjedhje
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e ka komentuar kërk...
-
Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me takimin që ka zh...
-
Konjufca: Qeveria s’ka aryse të japë dorëheqje
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë...
-
Bislimi pret në takim përfaqësuesit e BB, kërkon mbështetje për Kosovën
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bisli...
-
Votimi në 4 komunat veriore – Hapet regjistrimi për votuesit jashtë Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar qytetarët me të drejtë vote jashtë...
-
Haradinaj kujton masakrën e Deçanit e Klinës: Kosova në vijë më ushtritë e NATO-s, nderi më i madh për të rënët
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar ...