Infantino sot në Kosovë, takon edhe krerët e shtetit

Autori: Gazeta inFokus
07:01 | 30 September 2022
Numri një i futbollit në planet Gianni Infantino sot prek tokën e Kosovës.
Pas vizitës në Shqipëri, Infantino do ta vizitojë edhe Kosovën.
Për herë të parë për vizitë zyrtare në Kosovë, të premten, do të qëndrojë presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.
Federata e Futbollit të Kosovës, e ka konfirmuar vizitën e kreut të FIFA-së në Kosovë.
Sipas njoftimit të FFK-së, Infantino krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore.
“Ai vjen në vendin tonë me ftesë të presidentit Agim Ademi, teksa krahas takimeve me drejtuesit e FFK-së dhe me komunitetin e futbollit, do të ketë takime edhe me krerët e institucioneve shtetërore. Infantino vjen në Kosovë për të parë nga afër progresin e bërë në futbollin kosovar, falë projekteve dhe programeve të përbashkëta me FIFA-n, por edhe për t’i dhënë shtysë investimeve të reja në vendin tonë, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e futbollit në të ardhmen. Numri një i futbollit botëror do të mirëpritet edhe nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministri Albin Kurti, ministri i sportit, Hajrulla Çeku dhe nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Tutje në njoftimin e FFK-së thuhet se presidenti Infantino në vazhdimësi ka treguar respekt të madh për futbollin e Kosovës dhe për punën e FFK-së në krye me presidentin Ademi.
“Ai që nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA ka qenë mbështetës i të gjitha projekteve në të cilat ka aplikuar FFK në programet investuese të FIFA-s, prandaj vizita e tij dëshmon simpatinë dhe respektin që ai ka për Kosovën dhe për kreun e FFK-së”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Të tjera
-
Vetaksident në Vushtrri, dyshohet se vetura goditi shtyllën elektrike
Një vetaksident trafiku dyshohet se ka ndodhur në Druar të Vushtrrisë. Sip...
-
Mos koordinimi i organizatorëve i nxjerr telashe xhematit, disa prej tyre nuk arritën ta falin namazin e Bajramit
Pas 30 ditësh agjërimi besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajarmit, ku m...
-
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, nuk dihet për të lënduar
Një aksident trafiku mes dy veturave raportohet të ketë ndodhur në Sllatinë. ...
-
Ambasada e Kosovë në Washington uron festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët mys...
-
Përmes letrës drejtuar Policisë, i dyshuari që gjendet në arrati për vrạsjen te “4 Llullat” jep versionin e tij për ngjarjen
I dyshuari për vrasjen e viktimës N.G., Alban Gashi, i cili gjendet ende në a...
-
Brnoviq është ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Mark Brnoviq, një ish-prokuro...
-
Gjermani: Papunësia arrin në muajin mars nivelin 6.3%
Papunësia në Gjermani u rrit në muajin mars me 26,000 vetë – rritja më e lart...
-
Abdixhiku e uron Fitër Bajramin me familjen e tij: Shëndet, mirësi dhe begati
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë një foto...
-
Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit në xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë
Të dielën besimtarët myslimanë në Pejë u drejtuan për te xhamia “Haxhi Ibrahi...
-
PAMJE/ Qytetari rrënon shtëpinë në Viti pa asnjë masë mbrojtëse, rrezikon qytetarët që po kalonin
Qytetari qe thuhet se është nga Vitia ka rrënuar shtëpinë e tij të vjetër. ...
-
Cim Peka poston foto me djalin e presidentit të Kenias, ai shihet me foton e Jasharëve në bluzë
Gazetari nga Shqipëria, Cim Peka, para disa ditësh ka postuar një fotografi m...
-
Mijëra besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë
Mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë p...