Lajme

Indianët marrin dritën jeshile për ndërtimin e minierës kontraverse në Australi

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 06 June 2017

Kompania indiane Adani ka marrë miratimin final për të nisur investimet për ndërtimin e një miniere të diskutueshme të qymyrit në Australi.

Vendimi shënon “fillimin zyrtar” të minierës gjigante në Queensland derisa punimet e para të ndërtimeve pritet të fillojnë këtë vit.

Në ndërkohë që Qeveria thotë se minierat do të gjenerojnë investime, kritikët thonë se kjo do të dëmtojë mjedisin, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Ky projekt do të sjellë shumë venda të reja të punës”, ka thënë kryeministrja e Queensland, Annastacia Palaszczuk.

Kjo minierë që pritet të ndërtohet në pellgun e Galilesë të Queensland, përfshin një plan për gjashtë prerje të hapura dhe deri në tre miniera nëntokësore në një sipërfaqe prej 250 km.

Kritikët që përfshijnë ambientalistët kanë paralajmëruar se sasia e madhe e thëngjillit që pritet të nxirret nga miniera do të përkeqësojë ngrohjen globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera