Lajme

India do të kalojë Kinën si popullsia më e madhe

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 25 February 2018

Popullata botërore më 25 shkurt të vitit 2006, arrin shifrën 6.5 miliardë në vitin 2017, popullsia botërore ishte 7.6 miliardësh, kurse, në vitin 2050, do të arrijë në 9.8 miliardë.

India do të kalojë Kinën si popullsia më e madhe, thuhej në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i OKB, parashikonte se deri në vitin 2050, gjysma e popullsisë së botës do të përqendrohej në vetëm nëntë vende: Indi, Nigeri, Kongo, Pakistan, Ethopi, Tanzani, SHBA, Uganda e Indonezi.

-Advertisement-

Me këto ritme, popullsia botërore pritet të arrijë 8.6 miliardë në 2030, 9.8 miliardë derti në 2050 dhe rreth 11.2 miliardë deri në vitin 2100, thuhej në edicionin e fundit të raportit.

Sipas tij, deri në 2050, Nigeria do të kalonte SHBA duke u bërë vend i tretë me popullsinë më të madhe.

“Me rreth 83 milionë njerëz që i shtohen botës çdo vit, tendenca e rritjes do të vazhdojë, edhe nëse marrim parasysh se fertiliteti është në rënie”, shkruanin autorët.

“Popullsia e Afrikës njihet për ritmet e saj të forta të rritjes dhe më shumë se gjysma e rritjes së popullsisë së planetit deri në 2050 do të ndodhë në këtë rajon. Popullsia e Evropës ndërkohë do të bjerë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera