India kërkon hetime të reja për aksidentin vdekjeprurës me tre trena
Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 05 June 2023
Ministria indiane për Hekurudha, ka rekomanduar që agjencia kryesore e detektivëve të hetojë incidentin vdekjeprurës mes tre trenave, duke lënë të vdekur 275 persona.
Ministri për Hekurudha, Ashwini Vaishnaw, e ka bërë të ditur këtë vendim, por nuk ka dhënë më shumë hollësi.
Hetimet për incidentin veçse kanë nisur dhe raportimet preliminare tregojnë se një defekt në sinjal ka çuar në përplasje.
Përplasja e tre trenave në mbrëmjen e së premtes, është përshkruar si aksidenti më i rëndë me trena në Indi, këtë shekull.
Më shumë se 1.000 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spitale.
Disa familje janë ende në kërkim të të dashurve të tyre.
Ende nuk është e qartë se pse Bordi Hekurudhor, trupi kryesor i ministrisë për vendimmarrje, ka rekomanduar hetime të ndara nga Byroja Qendrore e Hetimeve, kur hetimet veçse kanë nisur.
Kjo Byro heton raste të krimit të nivelit të lartë, duke përfshirë mashtrime serioze financiare dhe vrasje.
India e ka një prej rrjeteve më të mëdha hekurudhore në botë, dhe miliona pasagjerë e përdorin atë në baza ditore.
Megjithatë, një pjesë e mirë e linjave kanë nevojë për riparime. /REL
Të tjera
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...