India emëron gruan e parë ministre të Mbrojtjes
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 03 September 2017
Kryeministri indian, Narendra Modi emëroi sot një grua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, e para në këtë post kyç ndërkohë që tensionet vazhdojnë me Kinën dhe Pakistanin.
Nirmala Sitharaman do të marrë kryesimin e Ministrisë së Mbrojtjes që ishte mbajtur për shumë muaj nga Arun Jaitley përveç postit të tij në krye të Ministrisë së Financa, ndërkohë që India është përfshirë në një mosmarrëveshje me Kinën përsa i përket rrafshnaltës së Himalajeve dhe tensionet janë ende më të larta në Kashmir, një territor i ndarë me Pakistanin.
Sitharaman ka mbajtur postin e sekretares së Shtetit për Tregtinë. Qeveria indiane numëron tashmë gjashtë gra, mes të cilave Sushma Swaraj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
“Komiteti i sigurisë së qeverisë, që numëron vetëm katër ministra, ka tashmë dy gra dhe këto do të vendosin në mënyrë të barabartë me burrat për çështjet e sigurisë së vendit” theksoi Sitharaman për stacionin televiziv indian News18.
“Ky është një mesazh i mrekullueshëm për të gjithë vendin që merr Indinë për model dhe për të gjithë ata që e vëzhgojnë Indinë duke pyetur: Çfarë po ndodh me gratë në Indi?”, shtoi ajo.
Në vitet 1970 dhe 1980, Indira Gandhi, e cila ishte në atë kohë kryeministre, ka mbajtur dy herë për një kohë të shkurtër postin e ministres së Mbrotjes. Ajo u vra në vitin 1984.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...