Lajme

Indi, pas 40 ditësh numri rasteve ditore me COVID-19 bie nën 200 mijë

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 26 May 2021

Në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, për herë të parë që nga 14 prilli e deri tani ka shënuar rënie nën 200 mijë numri rasteve ditore të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.511 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave në vend ka shkuar në 307.231. Ndërsa me 196.427 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 26.948.874.

Në këtë mënyrë numri i rasteve ditore në Indi ka rënë nën 200 për herë të parë pas 40 ditëve. Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë. Në vend numri i të shëruarve ka arritur në 24.054.861 ndërkohë që 2.586.782 pacientë vazhdojnë ende trajtimin.

-Advertisement-

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera