Lajme

INDEP tregon se përse duhet të kursejmë rrymën

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 19 September 2022

Instituti për politika zhvillimore (INDEP), ka publikuar disa arsye se përse duhet të kursejmë rrymën, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, thuhet se me afrimin e muajve të ftohtë të vitit për rrymë shtohet duke shkaktuar një zingjir të efekteve negative.

“PSE TË KURSEJMË RRYMËN? Me afrimin e muajve të ftohtë të vitit, nevoja për rrymë shtohet duke shkaktuar një zingjir të efekteve negative. Ndotja e ajrit dhe ujit, shtimi i çmimeve të faturave elektrike dhe ekspozimi i shtuar ndaj ambientit të ndotur janë disa nga efektet negative të përdorimit të rrymës që prodhohet nga burimet fosile. Kështu, duke rregulluar rutinat tona të përditshme të përdorimit të energjisë mund të ndihmojmë në uljen e kërkesës dhe nga ana tjetër reduktimin e burimeve fosile. RUAJE RRYMËN, RUAJE VETEN!”, thuhet në njoftimin e INDEP./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera