INDEP tregon se ku do të shkojnë 20 milionë euro dedikuar KEK
Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 03 January 2022
Pakos së Ringjalljes Ekonomike i është shtuar edhe masa 3.7 përmes të cilës janë alokuar 20 milionë Euro, përmes të cilave do të subvencionohet KEK-u.
Kriza e çmimeve të importit të energjisë ka sjellur pasoja edhe në Kosovë. Kjo krizë u përkeqësua edhe nga rëniet e blloqeve të termocentraleve të stërvjetëruara, mungesa e burimeve të diversifikuara të gjenerimit të energjisë elektrike dhe mungesa e investimeve në burime të ripërtërishme të energjisë. Kriza e tillë ka sjellur pasoja të konsiderueshme në ekonomi dhe shpërfaqi nevojën për të kaluar nga burimet fosile në burime të ripërtërishme të energjisë.
Çmimet e importit të energjisë elektrike thuajse janë trefishuar në vitin 2021. Nga viti 2013 e deri në vitin 2020, mesatarja e çmimit të energjisë elektrike nga bursa hungareze e energjisë HUPX ka qenë 43.7 Euro/MWh. Gjatë vitit 2021, mesatarja e çmimit të energjisë elektrike ka arritur vlerën prej 113.1 Euro/MWh. Ndërsa, muaji dhjetor ka sjellur çmime edhe më të larta ku mesatarisht çmimi i energjisë elektrike për këtë muaj në bursën HUPX ka qenë 273 Euro/MWh.
Masa 3.7 do të subvencionojë KEK-un për blerjen e energjisë elektrike të importuar. Këto mjete nuk janë të mjaftueshme për subvencionimin e gjithë sasisë së energjisë elektrike që importohet gjatë muajve të dimrit. Vetëm gjatë nëntorit është importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 10 milionë Eurove!
Kjo infografikë është përgatitur me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë post nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund of the United States, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 18 prill
Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikë...
-
Vetëm gjatë shkurtit 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre
Vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, 151 çifte i kanë dhënë fund martesës...
-
Kaplohet nga zjąrri kuzhina e një lokali në Gjakovë
Një lokal në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë është përfshirë sonte nga ...
-
1 mijë e 929 fëmijë linden në shkurt, ja sa femra e sa meshkuj
Gjatë muajit shkurt të këtij viti, kanë lindur 1 mijë e 929 fëmijë brenda dh...
-
Deliu kritikon Haxhiun: Kosova në ditë zie për gratë e vrąra, ministrja në fushatë zgjedhore të Maqedonisë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar minist...
-
Kamberi thotë se rreth 14 të rinj nga Bunajovci janë ndaluar sot nga autoritetet serbe
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14...
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrąsjen me gjashtë pĺumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...