Lajme

INDEP tregon përparësitë e heqjes së TVSH-së në sektorin energjisë

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 29 August 2022

Instituti për politika zhvillimore (INDEP), ka treguar se Heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), e cila është 18%, do të stimulojë konsumatorët që të investojnë në teknologji të pastër, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, kanë treguar se një politikë e tillë ndihmon tranzicionin energjetik, hap vende të reja pune.

“Heqja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) e cila është 18%, do të stimulojë konsumatorët që të investojnë në teknologji të pastër dhe do të bëjë të favorshme përdorimin e këtyre pajisjeve krahas teknologjive tjera. Një politikë e tillë ndihmon tranzicionin energjetik, hap vende të reja pune, mundëson shpejtimin e procesit të dekarbonizimit, ulë emetimet e gazrave serrë dhe shton kapacitetet prodhuese e të pastërta”, thuhet në postimin e INDEP./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera