INDEP reagon për rrymën
Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 24 November 2018
Instituti për Politika Zhvillimore u ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji, Qeverisë dhe institucioneve të tjera të marrin masa të menjëhershme ndaj KEDS/KESCO si përgjegjës për ndërprerjet e paligjshme të furnizimit me energji elektrike.
Sipas INDEP ndërprerjet e pa arsyeshme dhe të paplanifikuara të furnizimit me energji elektrike, përbëjnë shkelje të ligjit për energjinë elektrike dhe Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.
“Ligji Nr. 05/L-085 për Energjinë Elektrike përcakton qartë obligimin ligjor të furnizimit universal për ndërmarrjet e caktuara të energjisë me qëllim të furnizimit të rregullt e të pandërprerë për konsumatorët. Ligji është i qartë që këtë të drejtë e gëzojnë: “të gjithë konsumatorët familjar dhe jofamiljar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë së pesëdhjetë (50) punonjës”, thuhet në reagimin për mediat nga INDEP.
Sipas këtij reagimi, ndërprerjet e energjisë janë janë të paligjshme andaj Zyra e Rregullatori për Energji duhet ta shqyrtoj mundësinë e revokimit të licencës për kompaninë e furnizimit KESCO si shkelëse e obligimit që shteti i ka vënë për shërbimin universal.
Në reagim po ashtu thuhet se përmes ndërprerjeve të paligjshme të energjisë elektrike, KEDS/KESCO kanë dëmtuar një numër të madh biznesesh të cilat nuk kanë pasur mundësi të planifikojnë reduktimet.
“Përfundimisht, Zyra e Rregullatorit për Energji bashkë me mekanizmat tjerë të mbrojtjes së konsumatorit duhet të bëjnë një vlerësim të menjëhershëm të dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve”.
“KEDS/KESCO duhet të ndëshkohen menjëherë deri në shqyrtimin e revokimit të licencës për KESCO si shkelëse e drejtpërdrejtë e obligimit të furnizimit universal. Institucionet e Kosovës duhet të sigurojnë që i vetmi reduktim tjetër që KEDS/KESCO do të guxojnë të bëjnë është reduktimi i faturave të qytetarëve, për të kompensuar dëmin e madh që kanë shkaktuar reduktimet e rrymës. Vetëm atëherë do të rritet ndërgjegjësimi i kompanive të energjisë dhe reagimet publike ndaj tyre do të kenë kuptim e do të jenë të sinqerta”, thuhet në reagimin e INDEP!
Të tjera
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...