INDEP: Qeveria të publikoj skenarin alternativ ndaj refuzimit të projektit të gazit
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 01 October 2021
Instituti për Politika Zhvillimore ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të publikojë skenarin alternativ pas refuzimit të projektit të gazit.
Ky institut ka deklaruar se refuzimi pa alternativë që Qeveria sipas tyre i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë.
Reagimi i plotë:
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) e sheh me shqetësim refuzimin, dhe veçanërisht mënyrën e refuzimit që Qeveria e Kosovës i ka bërë projektit të gazit dhe rrjedhimisht Marrëveshjes së Uashingtonit. Refuzimi pa alternativë që Qeveria i ka bërë programit të MCC-së dhe mungesa e transparencës për këtë proces dhe alternativat e tjera janë tregues për nevojën e menjëhershme për ndryshim të qasjes nga ana e Qeverisë. Përpara çdo refuzimi të këtij projekti, Qeveria do të duhej t’i ofronte publikut dhe partnerëve të MCC-së alternativën që Kosova ka zgjedhur. I kërkojmë Qeverisë që urgjentisht të sqaroj të gjitha rrethanat dhe arsyetimet e këtij refuzimi dhe të rishqyrtoj atë në kornizën e diskutimeve për rrugën e dekarbonizimit.
Pa miratim të Strategjisë së Energjisë dhe Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë, pa udhëzues për largim nga qymyri dhe pa udhëzues të dekarbonizimit, Qeveria ka hequr nga tavolina njërin nga opsionet e mundshme në rrugën e tranzicionit të energjisë. Futja e infrastrukturës së gazit nga viti 2030 apo 2035 do të ishte një aset i mirë për reduktim të emetimeve kundër ndryshimeve klimatike dhe për përfundimin e infrastrukturës së gazit.
Kosova ende nuk ka miratuar Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë dhe Strategjinë e re për Energji. Për më tepër, ende nuk ka një strategji për dalje nga qymyri. Qeveria e Kosovës, me refuzimin që i ka bërë opsionit të gazit, duhet të qartësohet se cila do të jetë rruga tjetër dalëse nga përdorimi i qymyrit. Eliminimi nga tavolina i opsionit të gazit tranzicional është një hap i madh. Minimalisht, Qeveria nuk duhej ta ndërmerrte këtë hap, pa një konsultim të hapur e të gjerë shoqëror, duke përcjellë atë edhe me një proces të rregullt të konsultimit publik ku do të mund të ballafaqoheshin opsionet.
Përfundimisht, konsiderojmë që vendimmarrja në çështjet e energjisë, nuk mund të merret pa marrë në konsideratë faktorët rajonal të çështjes. Të gjitha shtetet fqinje përveç Kosovës e kanë të zhvilluar infrastrukturën e gazit dhe e konsiderojnë atë, një dritare të mundshme në rrugën e tranzicionit. Nëse Kosovës, për dallim prej rajonit, qymyri po i del më i lirë dhe më pak ndotës sesa gazi, këtë duhet ta dëshmoj me kalkulime të sakta dhe me një strategji të qartë dalëse nga qymyri.
I kërkojmë Qeverisë dhe Ministrisë së Ekonomisë që të bëjë transparencën e plotë të procesit, përfshirë konsultat, afatet, përgjigjet dhe dokumentet përcjellëse që kanë çuar deri tek ky vendim. Këtë vendim, Qeveria duhet ta pasojë me një strategji të qartë dalëse nga qymyri dhe një plan të transformimit të sistemit tonë energjetik. Nuk mund të refuzohet një plan për mungesë kalkulimesh, pa një alternativë tjetër dhe me kosto të kalkuluara.
Largimi nga qymyri dhe dekarbonizimi i plotë e i përballueshëm nuk kanë alternativë!
Të tjera
-
Arrestohet burri që i su lmoi dy gra në një parking të Prishtinës, dyshohet se i shkaktoi dy aksidente
I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Voks...
-
Sanduloviq: SHBA do të leshojnë urdhërarrest ndaj Aleksandar Vuçiq
Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane Serbe, ka shkruar të mërkurë...
-
Ky është personi që u godit nga vetura në Pejë
Ka ndërruar jetë, personi i cili u godit nga një veturë në orët e pasditës në...
-
E rëndë në Pejë: Humb jetën një person, dyshohet se u godit qëllimshëm nga një veturë
Një person ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Pejës, si pasojë e plagëve ...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e k vlerësuar produktiv taki...
-
Deri në orën 18, në Maqedoninë e Veriut votuan 47,61% e qytetarëve
Deri në orën 18:00, te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriu...
-
Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, ...
-
Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë, NATO mbështet dialogun e BE-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, në një video-adres...
-
Dardan Krivaça kundër të gjithëve në gjykatë: Po më shkelen të drejtat
Të mërkurën në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ka vazhduar gjykimi kundër Dar...
-
Osmani falënderon Finlandën për mbështetje të anëtarësimit në KiE
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim dep...
-
O’Brien i kërkon Kurtit themelimin e Asociacionit dhe zbatimin e marrëveshjeve
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Kurti në takim me drejtuesin e landit gjerman, flasin për bashkëpunimin rajonal
Qëndrimi në Hannover i kryeministrit Albin Kurti, vijoi ditën e sotme me taki...