Lajme

INDEP publikon një raport me shumë rekomandime për Qeverinë e Kosovës për energjinë e ripërtëritshme

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 22 October 2021

Në ditën ndërkombëtare të energjisë instituti INDEP ka publikuar punimin e ardhëm në fushën e enrgjisë, ‘Roli i energjisë së ripërtëritshme në arritjen e objektivave për 2030’, shkruan Gazeta Infokus.

Energjia e ripërtëritshme është vendimtare për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm dhe transformim thelbësor të energjisë në Tokë nga energjia e varur prej karburanteve fosile në atë të gjelbër, të përballueshme dhe rrethore.

“Energjia e ripërtëritshme, deri tani, është e vetmja formë alternative kundër energjisë prej burimeve ndotëse, e cila jo vetëm që është e qëndrueshme por gjithashtu shmang dëmet mjedisore dhe shëndetësore. Energjia e ripërtëritshme është shndërruar nga një ideal dhe vizion për të ardhmen, në një kërkesë të ngutshme drejt tryezave të politikëbërësve”, thuhet në njoftimin e INDEP.

-Advertisement-

Më poshtë gjeni rekomandimet nga punimi i institutit INDEP:

• Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për sektorin e energjisë, të fillojë hartimin e Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë sa më shpejt të jetë e mundur;

• Kosova të vendosë synime të reja të energjisë së ripërtëritshme bazuar në një ambicie më të lartë dhe me një angazhim për një bashkëpunim më të madh me aktorët kryesorë;

• Qeveria të vendosë synime të reja për burimet e ripërtëritshme bazuar në studimin e Komisionit Evropian, qëllimin tonë përfundimtar të dekarbonizimit dhe një vizion për tranzicionin e energjisë dhe faza e thëngjillit;

• Kosova të krijojë një mekanizëm përcjellës elektronik për implementimin e synimeve të reja;

• Qeveria e Kosovës të promovojë decentralizimin e burimeve gjeneruese përmes promovimit të burimeve në shkallë të vogël;

• Zyra e Rregullatorit të Energjisë të reformojë skemën mbështetëse për konsumatorët me vetë-konsum (Prosumers);

• Qeveria duhet të krijojë një One Stop Shop për investime në energjinë e ripërtëritshme;

• Energjia e ripërtëritshme të mbështetet me masa fiskale dhe masa të tjera shtesë të politikave; si dhe

• Komunat të kenë një rol të shtuar në implementimin e objektivave për vitin 2030.

Punimi i plotë gjendet këtu: https://indep.info/…/INDEP_The-role-of-reneëable-energy… (Punimi është shkruar në anglisht fillimisht).

Ky publikim është realizuar në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung (FES). Përmbajtja e këtij punimi, përfshirë opinionet dhe qëndrimet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të FES, stafit ose bashkëpunëtorëve të tyre. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera