Lajme

INDEP publikon analizën e politikave për matjen dhe komunikimin e progresit të komunave

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 01 May 2023

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), sot ka publikuar analizën e politikave të quajtur “Përpilimi i Vlerësimit Vullnetar Lokal për matjen e dhe komunikimin e progresit të komunave për zbatimin e OZhQ-ve”.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, kanë treguar se vlerësimi vullnetar lokal ofron një mekanizëm për komunat që vlerësojnë progresin e tyre për të identifikuar fushat për përmirësim dhe të ndajnë sukseset dhe sfidat.

“Vlerësimi Vullnetar Lokal ofron një mekanizëm për komunat që të vlerësojnë progresin e tyre, të identifikojnë fushat për përmirësim dhe të ndajnë sukseset dhe sfidat e tyre me palët e tjera të interesuara. Kjo analizë politikash përshkruan pse dhe si komunat e Kosovës mund të kryejnë VVL-të për të mbështetur përpjekjet e tyre për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm””, kanë bërë të ditur INDEP./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tyre të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera