Lajme

INDEP publikon 4 infografikat përmbyllëse të projektit ‘Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri’

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 14 July 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP),ka publikuar katër infografikat përmbyllëse të projektit të ‘Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri’, shkruan Gazeta Infokus.

INDEP, përmes një postimi në “Facebook”, kanë thënë se Masat e Pakos së Ringjalles Ekonomike kanë synuar ringjalljen dhe formalizimin e ekonomisë, punësimin e të rinjve përmes skemave të praktikës.

“Masat e Pakos së Ringjalles Ekonomike kanë synuar ringjalljen dhe formalizimin e ekonomisë, punësimin e të rinjve përmes skemave të praktikës, stimulimin e prodhimit vendor, ngritjen e kapaciteteve në arsim, shëndetësinë, mbështetjen për ndërmarrjet publike si dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme përmes skemave sociale të ristrukturuara. Pakoja e Ringjalljes Ekonomike ka 5 masa, me 307 nënmasa të përfshira në to. Kjo pako edhepse është buxhetuar fillimisht vetëm për vitin 2021, ka vazhduar dhe po vazhdon të zbatohet edhe në vitin 2022”, kanë shkruar njoftim.

-Advertisement-

Po ashtu kanë shtuar se në infografikat më poshtë mund të gjeni detaje rreth këtyre masave.

“Klikoni në infografikat më poshtë për të lexuar më në detaje rreth këtyre masave si dhe shfletoni në faqen tonë në INDEP për të parë grafikat informuese të kaluara rreth Pakos në tërësi dhe masave specifike të saj.  Ky aktivitet zbatohet me mbështetjen e ‘Balkan Trust for Democracy’, një projekt i ‘German Marshall Fund of the United States’ dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë diskutim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund of the United States, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera