INDEP propozon një strukturë me tri bllok-tarifa për çmimin e energjisë
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 27 January 2022
Instituti për Politika Zhvillimore INDEP, përmes një konference për media ka propozuar një zgjidhje të re për rritjen e çmimit të energjisë në mënyrë që të mos diskriminohet askush, shkruan Gazeta Infokus.
Ky institut ka propozuar një strukturë me tri nivele të bllok tarifave e cila ndahet në ata që shpenzojnë nën 600kW/h në muaj, ata që shpenzojnë nga 600 deri në 1200kW/h në muaj dhe në ata që shpenzojnë energji elektrike mbi 1200kW/h në muaj.
INDEP ka propozuar që për nivelin e konsumit deri në 600kW/h në muaj, të kemi rritje prej 5.5%.
“Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit 600kW/h dhe shpenzojnë deri në 1200kW/h energji elektrike ne muaj, ne propozojmë një ngritje deri në 70%, pra jo një ngritje të menjëhershme siç ka propozuar ZRRE prej 211%”, ka thënë Liron Gjocaj, Asistent Hulumtues në INDEP.
Kurse për konsumatorët që tejkalojnë niveli e konsumit prej 1200kW/h, INDEP ka propozuar një rritje prej 80%, në krahasim me tarifat e bllokut te dytë.
“Në modelin e propozuar nga INDEP diferenca e rritjes në bllokun nga 600 deri në 1200kW/h për muaj është përafërsisht e njëjtë si konsumatorët të cilët janë të kyçur në rrjetin e termokosit dhe çmimi i faturës së tyre është i ngjashëm me ngritjen të cilën ne po e propozojmë”, ka shtuar Gjocaj./Gazeta Infokus/
Propozimi i INDEP-it:
Tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 5.5% për të gjithë konsumatorët, përfshirë konsumatorët komercial.
Të rikthehet struktura tarifore me blloqe për konsumatorët e amvisërisë, ku ndarja do të bëhet në tre nivele të konsumit të energjisë elektrike, deri në 600 kWh në muaj, nga 600 deri në 1,200 kWh në muaj dhe mbi 1,200 kWh në muaj.
Për nivelin e konsumit deri në 600 kWh në muaj energji elektrike, të aplikohen tarifat prej 0.0712 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.0304 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 5.5% më të larta se tarifat aktuale.
Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 600 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.121 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.051 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 70% më të larta se tarifat e bllokut të parë.
Për konsumatorët që tejkalojnë nivelin e konsumit prej 1,200 kWh në muaj, të aplikohen tarifat prej 0.217 €/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.091 €/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët, apo 80% më të larta se tarifat e bllokut të dytë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...