Lajme

INDEP pjesë e paneleve diskutuese në Global Entrepeneurship Week Kosovo

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 12 November 2021

Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë (INDEP), ka qenë pjesë e paneleve diskutuese në ‘Ndërmarrësia e Qëndrueshme në Kosovë’ që u mbajt gjatë ‘Global Entrepreneurship Week Kosovo’, shkruan Gazeta Infokus.

Ky panel i diskutimeve u organizua nga Oda Amerikane në Kosovë, me 10 nëntor 2021, ku mori pjesë edhe Asistentja Hulumtuese e INDEP, Donikë Beqiri.

Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare, përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe ndërmarrës që operojnë në Kosovë.

-Advertisement-

“Gjatë bisedës u vu në dukje edhe mungesa e madhe e përkrahjes ligjore për ndërmarrësit e rijnë dhe ata aktual në Kosovë. Diskutimi u përmbyll me mesazhe të dhëna qartë për grupe të ndryshme të interesit, duke shënjestruar edhe institucionet e nivelit lokal e qëndror, sektorin e shoqërisë civile e sektorin privat”, shkruhet në njoftim.

INDEP gjithashtu u bënë thirrje për bashkëpunim e koordinim më të madh në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë për një të ardhme më të qëndrueshme.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të INDEP:/Gazeta Infokus/

INDEP Pjesë e paneleve diskutuese në Global Entrepreneurship Week Kosovo
Asistentja Hulumtuese në INDEP, znjsh. Donikë Beqiri, mori pjesë në panelin ‘Ndërmarrësia e Qëndrueshme në Kosovë’ që u mbajt gjatë ‘Global Entrepreneurship Week Kosovo’ e organizuar nga Oda Amerikane në Kosovë, me 10 nëntor 2021. Në diskutim morrën pjesë përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare, përfaqësues nga Ambasada Amerikane dhe ndërmarrës që operojnë në Kosovë. Gjatë këtij paneli, ndër tjerash u diskutua vullneti dhe iniciativat e shumta eko-ndërmarrëse që po marrin të rinjtë kosovar dhe vënia e tyre në praktikë gjithmonë duke përdorur materiale të qëndrueshme.
Poashtu, gjatë bisedës u vu në dukje edhe mungesa e madhe e përkrahjes ligjore për ndërmarrësit e rinjë dhe ata aktual në Kosovë. Diskutimi u përmbyll me mesazhe të dhëna qartë për grupe të ndryshme të interesit, duke shënjestruar edhe institucionet e nivelit lokal e qëndror, sektorin e shoqërisë civile e sektorin privat. U bë thirrje për bashkëpunim e koordinim më të madh në mënyrë që të kontribuojmë të gjithë për një të ardhme më të qëndrueshme.
Vegëza e diskutimit këtu: https://www.facebook.com/AmChamKosovo/posts/4602210799894865

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera