INDEP lanson projektin “Rimëkëmbja për Qëndrueshmëri”, Qeveria s’e diskutoi Pakon me qytetarët
Autori: Leoreta Abazi 12:57 | 16 September 2021
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka lansuar projektin “Rimëkëmbja për Qëndrueshmëri”, shkruan Gazeta Infokus. Dardan Abazi, Hulumtues i Lartë dhe Menaxher i Programit në INDEP, ka thënë se ky program ka për qëllim mbikëqyrjen e masave për të parë se sa janë në përputhje me dëmin e shkaktuar nga pandemia Covid 19 në vend.
“Projekti është në kuadër të programit të INDEP dhe synon një kontribut paralel në zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes ekonomike. Ne konsiderojmë që është e rëndësishme që në këtë proces të ketë sy kritik për të parë se sa po zbatohen masat, sa po ndikojnë në ringjalljen e ekonomisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Abazi ka pasur edhe kritika ndaj Qeverisë së vendit, pasi nga këta të fundit nuk është diskutuar me qytetarët për masat e reja nga Pakoja e Ringjalljes.
“INDEP ka hartuar këtë projekt që do të përfshijë se sa janë masat në përputhje me dëmin që ju është shkaktuar sektorit të ekonomisë. Një gjë që ne e kemi parë dhe jemi të pakënaqur është fakti që Qeveria e Kosovës nuk bërë diskutim të gjerë shoqëror, nuk i ka vënë këto masa në diskutim publik ku qytetarët mund t’i dorëzonin komentet e tyre”, ka thënë Dardan Abazi.
Gjithashtu ka bërë të ditur se INDEP ka ftuar edhe ministrinë e financave që të jetë pjesë e panelit për të shpalosur në detaje pakon e rimëkëmbjes, por nga këta të fundit nuk kanë marrë asnjë përgjigje, shkruan Gazeta Infokus.
“Ne kemi ftuar ministrinë e Financave, mirëpo ndonëse i kemi pritur me javë të tëra Ministria e Financave nuk kanë treguar interesim për të qenë pjesë e këtij paneli lanësues e këtij projekti”, ka thënë Abazi.
Përveç lansimit të këtij projekti, koordinatorja e projektit, Kaltrina Rexha tha se do të lansojnë edhe projekte të tjera që do të shërbejnë në analizë të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
“INDEP do të publikojë edhe katër punime që do të jenë në analizën e Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe tri raporte monitorimi. Do të kemi diskutime sa i përket zbatimit së Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, ka thënë Rexha.
INDEP gjatë ditës së enjte do të publikojë buletinin e dytë i cili do të jap më shumë informacione rreth masës së parë të Ringjalljes Ekonomike.
Ky aktivitet është përgatitur me mbështetjen e Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID. Opinionet e shprehura në këtë post nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, German Marshall Fund of the United States, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane./Gazeta Infokus/
Infografikat:
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...