Lajme

INDEP del me propozim konkret për  gazin natyror si opsion për tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë në Kosovë

Autori: Ermirë Berisha 16:27 | 01 April 2022

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka publikuar punimin e radhës i cili po realizohet në kuadër të programit për zhvillim të qëndrueshëm ‘Gazi natyror si opsion për tranzicionin e qëndrueshëm të energjisë në Kosovë’, shkruan Gazeta inFokus.

Ky institut ka  treguar se në bazë të këtij punimi është paraparë që  gazi të përdoret  si kapacitet me lirim dukshëm më të vogël të dioksidit të karbonit për të lehtësuar tranzicionin.

“Gazi natyror është gjithashtu një plotësues/zëvendësues i mundshëm për energjinë e ripërtëritshme sepse mund të kompensojë ndërprerjen e energjisë së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme – kur mungojnë era ose rrezet e diellit”, ka shkruar INDEP./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera