Inçizimi i Adem Jasharit për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, shpërthejnë akuza të reja
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 30 June 2017
Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, është vënë sërish në mesin e akuzave se ai posedon një incizim të Adem Jasharit, në të cilin thuhet se ai flet për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, shkruan Bota Sot.
Faton Ramadani, vëllai i Burim e Arsim Ramadanit, të dënuar me burg në rastin e njohur si rasti “Kiqina”, përmes një postimi në Facebook, i ka bërë thirrje Lladrovcit që ta bëjë publik këtë incizim.
Sipas tij, Lladrovci duhet të të tregojë që ekziston ai incizim.
“Ramiz Lladrovci duhet me bëjë publik incizimin e Adem Jasharit çfarë thotë për Hashimin e Kadrinë.
Për atë incizim ka folur Jakup Krasniqi, për të njëjtin rast tregon Rexhep Selimi që thotë, Hashim s’po tham du qysh të ka deshtë Adem Jashari se e merr kërcënim! Ramiz Lladrovci e kundërshton Jakupin duke i thënë se atë incizim e ka dëgju vetëm vet Ramizi e Djali i Ademit, e jo Jakupi. Po me këtë çka thotë Ramizi tregoje që ekziston ai incizim”, ka shkruar Ramadani.
Ramiz Lladrovci nuk dëshiron t’i dëmtojë Thaçin e Veselin
I pyetur nga gazeta “Bota sot” se pse sipas tij, Lladrovci nuk po e publikon incizimin e shumëkërkuar, Faton Ramadani ka thënë se ai nuk po e bën një gjë të tillë, për shkak se nuk dëshiron t’i dëmtojë Thaçin e Veselin. Kjo pasi sipas tij, meqë Lladrovci është kryetar i Drenasit nga partia që e drejton Veseli.
“Këtë pyetje është mirë t’ia bëni vet Ramzit. Ndoshta, tash pasi është kryetar dhe në parti me Veselin, nuk e bën publike atë CD. Veç nëse ai, nuk dëshiron t’i dëmtojë Thaçin dhe Veselin, pasi është kryetar i Drenasit nga PDK-ja, e cila udhëhiqet nga Kadria. Është mirë që këtë pyetje t’ia drejtoni vet Ramizit, pasi përgjigja e tij është më e rëndësishme”, ka thënë Faton Ramadani për gazetën.
Lladrovci i quan spekulime
Por, kundër thirrjes së tij ka reaguar Ramiz Lladrovci, përmes një prononcimi të shkurtër për gazetën “Bota sot”. Ai i ka quajtur spekulime dhe konspiracione deklarimet e Ramadanit.
“Ju lus të mos merreni me spekulime e konspiracione as ju si medium, as qytetarët”, është shprehur Lladrovci për gazetën.
Gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Komunës së Drenasit, Lladrovci kishte debatuar gjatë me Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të njohur si debati i “Komandantëve të luftës”.
Edhe Krasniqi, sikurse Faton Ramadani, kishte deklaruar se Lladrovci ka një incizim të komandantit Adem Jasharit, me të cilin ai i ka shantazhuar Thaçin dhe Veselin.
“Ai ka shantazhuar me një incizim të Adem Jasharit. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë qenë në armiqësi. Raportet e tyre me familjen e Adem Jasharit unë i kam balancuar. Incizimi nuk e di që çfarë është, por nuk është në favor as të Kadriut as të Hashimit”, kishte thënë Krasniqi në dhjetor të vitit të kaluar.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...