Fokus

“Incidenti nisi për një veturë “Golf III”” – Detaje nga plạgosja që la të vdẹkur baba dhe bir në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 02 August 2024

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e një tentimvrasje që kishte ndodhur në Pejë më 22 maj të këtij viti.

Një muaj më parë, në qershor ndërroi jetë edhe babai i Jetartit, Jeton Berisha.

I dyshuari kryesor është Agron Gashi, i cili ndodhet në paraburgim.

-Advertisement-

Gashi për një kohë kishte qëndruar në arrati.

I gjithë sherri, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Pejës, kishte nisur për një veturë “Golf III”.

Para këtij rasti, sipas dosjes së Prokurorisë, jeton Berisha bashkë me dy djemtë e tij nuk kishin asnjë punë ose komunikim direkt me Agron Gashin, nga i cili u plagosën me revole.

Fillimisht, sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Pejës, në familjare e tani të ndjerëve ishte interesuasr që ta blej një veturë “Golf III” nga axha i Agron Gashit.

Pas një komunikimi, të dyja palët ishin takuar në një furrë buke në rrugën “Bekim Berisha” në Pejë.

Aty pas një kacafytje, 21 vjeçari Agron Gashi e kishte nxjerrë armën dhe i kishte plagosur Jeton, Jetart dhe Jetnis Berishën. /Gazeta Infokus

 

Pas babait, vdẹs edhe njëri nga djemtë e plạgosur në Pejë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera