Lajme

Incidenti në Shkollën Ismail Qemali, Ymeri i SBASHK’ut jep detaje se çfarë ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 05 September 2022

Përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Ymer Ymeri, ka thënë se kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj e ka pasur një zënkë me një prind në shkollën “Ismail Qemaili”, në Prishtinë.

Prindi ka tentuar ta sulmojë fizikisht Jasharajn, ka thënë Ymeri për Gazetën Express

Rrahmani ka qenë në këtë shkollë për një takim me grevistët.

-Advertisement-

“Unë nuk kam qenë aty, por kam informata se një prind ka shkaktuar probleme, duke e pasur një zënkë me kryetarin”, tha Ymeri.

Janë publikuar edhe fotografitë nga incidenti i sotëm. Greva në sektorin e arsimit ka nisur më 25 gusht, përkundër insistimit të Qeverisë që të ndërpritet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera