Lajme

Incidenti ndaj Besart Ahmetit: Suspendohet polici që keqtrajtoi dy të dyshuarit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 07 September 2026

nspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet lidhur me një incident të raportuar të dielën në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë, ku ishin të përfshirë një zyrtar policor jashtë detyrës, me gradën e kapitenit, dhe dy qytetarë, njëri prej tyre i mitur.

Sipas IPK-së, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për parkingun, pas së cilës personat e përfshirë janë shoqëruar në objektin policor për trajtimin e rastit.

Gjatë procedurave, në IPK janë paraqitur pretendime për tejkalim të autorizimeve policore.

-Advertisement-

Njëri prej qytetarëve ka pretenduar se pas shoqërimit në polici, ndaj tij është përdorur forcë nga një zyrtar policor në Stacionin Policor në Graçanicë.

Lidhur me këto pretendime, hetuesit e IPK-së, në koordinim me prokurorin kompetent, kanë ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.

Zyrtari policor i dyshuar për keqtrajtim është suspenduar me rekomandim të IPK-së, ndërsa hetimet po zhvillohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndërkohë, ndaj qytetarëve të përfshirë hetimet do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale të sulmit, ndërsa ndaj zyrtarit policor me gradën e kapitenit IPK-ja po zhvillon hetime nën dyshimin për kanosje.

IPK ka theksuar se rasti është ende në fazën fillestare dhe se hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin, duke respektuar të drejtat e palëve dhe parimin e prezumimit të pafajësisë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy