Lajme

Incidenti me policinë, ish –komandanti i UÇK-së Avdyl Mushkolaj flet për rastin

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 03 September 2021

Në media është raportuar se Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar ish-komandantin e UÇK-së, Avdyl Mushkolaj, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”, shkruan Gazeta Infokus.

Infokus ka kontaktuar me Mushkolajn, por ai ka thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Ai ka mohuar ta ketë sulmuar ndonjë polic.

-Advertisement-

“Jo nuk është e vërtetë, nuk është sulm ndaj policisë përpos që nuk e kam lejuar që veturës të ja hiqte foliet e zeza te xhamave, si dhe nuk kam pasur maskë. Për këtë arsye jam dënuar”, tha Mushkolaj për Infokus.

Mushkolaj shtoi se arsyeja që nuk kishte lejuar Policin të kryente detyrën e tij ishte që vetura nuk ishte e tij.

“Unë si kam lejuar me e përfunduar detyrën e tyre për shkak se kerri ishte i tjetër kujt, dhe policët donin me ja heq xhamave ato foliet e zeza. Unë i thashë ta thërrasim pronarin dhe kur të vijë ai, dërgojeni veturën në stacionin policor dhe hiqjani ”, shtoi Mushkolaj për Infokus-in.

Mushkolaj pas këtij rasti ishte dërguar në stacionin policor ku i njëjti ishte intervistuar dhe është liruar me procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera