Lajme

Imri Ahmetit ia merr uji asfaltin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 02 August 2018

Asfaltin e shtruar në kohë zgjedhjesh në Vrellë të komunës së Lipjanit të udhëhequr nga Imri Ahmeti, të enjten e ka marr uji. Duket e pabesueshme por komplet shtresa e asfaltit në një pjesë të rrugës është shkëputur nga traseja dhe ka rënë në prrockën përreth.

Në fotografitë e postuara në rrjetet sociale nga qytetarë të kësaj ane, të cilat i sjellë Gazeta inFokus  shihet gjendja e rrugës dhe asfalti i ndarë në pjesë sikur ta kishte larguar ndokush me dorë.

Krejt kjo thuhet të ketë ndodhur për shkak të cilësisë së dobët të punimeve dhe shtresës së hollë të asfaltit të vendosur në kohë zgjedhjesh.

-Advertisement-

Hiq më mirë nuk është gjendja në rrugën Hafiz Hyseni në Gadime, shkruan inFokus.

Asfalti i kësaj rruge duket se ka filluar të gufoi në disa vende.

Sic edhe shihet në fotografi, kjo rrugë pas reshjeve të shiut është bërë thuajse e pakalueshme. /inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera