Lajme

Imri Ahmeti falenderon qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit për mbështetje të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 22 January 2025

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti, ka shprehur falënderimet e tij për mbështetjen që ka marrë nga qytetarët e Gllogovcit dhe Konjuhit.

Ahmeti gjithashtu theksoi se këto zgjedhje përfaqësojnë një betejë mes përçarjes shoqërore dhe një vizioni të ri për të ardhmen e Kosovës.

Sonte na mirëpriten qytetarët e shumtë të Gllogovcit dhe Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur, dëshmuan qartë përkushtimin e tyre ndaj ndryshimit të domosdoshëm që i nevojitet Kosovës. Këto zgjedhje janë betejë mes përçarjes shoqërore, që ushqehet nga fjalori ofendues dhe polarizues, dhe një vizioni që ndërtohet mbi respektin, profesionalizmin dhe garën e ideve të mira për një të ardhme më të ndritur” tha Ahmeti.

-Advertisement-

“Faleminderit, Gllogovc e Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme! Me respekt dhe mirënjohje, I juaji, 7-shi” përfundoi ai./GazetaInfokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera