Importi i vajit të palmës ul numrin e krerëve të lopëve qumështore
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 09 Tetor 2018
Rënia e numrit të krerëve të lopëve qumështore si dhe prodhimtarisë së qumështit vendor për 30 për qind, ka bërë që blegtorët të kërkojnë që të merren masa për të shpëtuar industrinë vendore të qumështit. Fermerët thonë se kjo gjendje ka ardhur për shkak të sasive të mëdha të vajit të palmës që importohen në Kosovë.
Kryetari i Shoqatës së Fermerëve Kosovarë të Qumështit, Besim Kuqi ka thënë se për shkak të produkteve nga importi dhe vaji i palmës ka rënë numri i krerëve të lopëve.
Sipas tij, në Kosovë janë 50 mijë krerë më pak lopë sesa para dy viteve.
“Dy vitet e fundit janë rreth 50 mijë krerë lopë qumështore që janë më pak dhe kjo ka bërë që të bie sasia e prodhimit të qumështit. Ne kemi bërë disa herë ankesa dhe kemi organizuar protesta si fermerë, që të zvogëlohet importi i vajit të palmës, por përsëri po vazhdon ai avazi i vjetër. Nuk ka kurrfarë përmirësimi. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka premtuar që do të bëjë diçka në këtë drejtim, por ato premtime po mbesin vetëm fjalë mes takimeve”, tha Kuqi, raporton Ksp.
Sipas tij, nëse vazhdohet me ketë trend të importit të vajit të palmës, atëherë numri i krerëve të lopëve qumështore do të bie edhe më shumë.
Por, një hulumtim të tregut që e ka bërë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka propozuar që të nisin hetimet për importin e vajit të palmës në Kosovë, pasi në tre vjetët e fundit, importi i këtij produkti ka shënuar rritje të madhe.
Sasia e importit për gati tri vjet, 2015 – 2018, është rritur me shifra të frikshme. Në dokumentet e MTI-së thuhet se një import i tillë duhet të ndalet, pasi që një sasi kaq e madhe, përveç se mund të jetë e dëmshme për shëndetin, dëmton seriozisht edhe prodhuesit vendorë të qumështit.
“Një trend i tillë i importit të këtij produkti është mjaft shqetësues për vendin, pasi që duke i krahasuar importuesit specifikë të këtij produkti, vërehet se pjesa më e madhe e tyre janë përpunues të qumështit. Edhe shifrat e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, flasin për një rënie drastike të bagëtive për ekonomitë familjare në pjesët rurale të vendit”, thuhet ndër të tjera në këtë dokument.
Ky hetim i brendshëm, i cili nuk është ende zyrtar, ka përfunduar në fund të korrikut, pas kërkesës së Shoqatës së Përpunuesve të Qumështit dhe Fermerëve të Qumështit të Kosovës. Dokumenti saktëson se pas rritjes së importit të vajit të palmës, prodhimtaria vendore e qumështit ka pasur rënie për 30 për qind.
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), nuk kanë treguar për masat të cilat i kanë marrë, për të ndalë importin e vajit të palmës, derisa kanë thënë se raporti i MTI-së për importin e vajit të palmës dhe masat që duhet të merren nuk është ende zyrtar.
“Raporti për rastin e vajit të palmës ende nuk ka përfunduar, prandaj edhe nuk është raport zyrtar, ndërsa për të dhënat statistikore mund të drejtohen te Dogana e Kosovës”, kanë thënë në përgjigjet e Zyrës së Mediave në MTI.
Nga viti 2015 e deri më 30 shtator të vitit 2018, janë importuar mbi 7.2 milionë litra të vajit të palmës.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se trendi i rritjes së importit të vajit të palmës ka vazhduar për disa vite.
“Viteve të fundit kemi pasur rreth 2.3 milionë litra vaj palme të importuara brenda një viti. Kurse sivjet kemi parë një rritje, për shkak se në nëntëmujorin e këtij viti, pra në periudhën janar-shtator 2018, janë importuar 2,206,652.50 kilogramë vaj palme në vlerë prej 1,711,974.90 euro. Nëse vazhdojmë me këtë trend, ne do të arrijmë deri në fund në rreth 3 milionë litra import, që krahasuar me vitin e kaluar që ka qenë 2.4 milionë, atëherë nënkupton që kemi një rritje rreth 25 për qind të sasisë së importuar të vajit të palmës”, tha Stavileci.
E Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Raportin e Gjelbër 2017, ka treguar se sa krerë lopë janë në vendin tonë. Në këtë raport tregohet se numri i përgjithshëm i gjedheve në vitin 2016 ishte 264,971 krerë e që krahasuar me vitin 2015 kishte rritje për 3%.
“Në vitin 2016, lopët qumështore përfaqësojnë 52% të numrit të përgjithshëm të gjedheve. Nga furnizimi i përgjithshëm 80% ishte prodhim vendor dhe pjesa tjetër është mbuluar nga importet. Prodhimi i përgjithshëm i qumështit në vitin 2016 ishte 285 mijë tonë, e që është më i lartë sesa në vitin 2015 sepse numri i lopëve qumështore ishte më i madh. Bilanci tregtar mbetet negativ me 26.8 milionë euro. Konsumi për kokë banori ishte 198 kg në vit që do të thotë se një person konsumon rreth 0.5 kg në ditë duke përfshirë qumështin dhe produktet e fazës së parë të procesimit”, thekson “Raporti i Gjelbër 2017”.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
































