Lajme

Imeri vizitoj Zyrën Regjionale të ATK-së në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 20 October 2017

Në  vazhdën e vizitave të planifikuara në zyrat regjionale të ATK-së, Drejtori i Përgjithshëm  i  ATK-së, Sakip Imeri  fillimisht ka vizituar  regjionin Ferizajt.

Në këtë takim,  drejtori Imeri foli për të arriturat dhe sfidat që ka pasur ATK gjatë kësaj periudhe dhe kërkoj angazhim të vazhdueshëm, me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative për tatimpaguesit dhe përmbushjes së objektivave të parapara për këtë vit.

“Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve, gjithashtu ATK-ja është e palëkundur në qëndrimet e saj në zbatimin e plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që të krijoj kushte më të mira për zhvillimin e biznesit në Kosovë”, theksoi z.Imeri.

-Advertisement-

Ndër të tjera, ai porositi zyrtarët e ATK-së, që të kenë parasysh  se efikasiteti dhe angazhimi i pandërprerë, janë  mënyrat e vetme të cilat  kontribuojnë  drejtpërdrejt në ndërtimin e shtetit  dhe njëherit  në ngritjen e  standardeve jetësore të popullit të Kosovës.

Këto vizita po realizohen në kuadër të planifikimit  të vizitave nëpër zyrat regjionale të ATK-së, me qëllim të analizimit të punës dhe mundësisë së ngritjes së efikasitetit të kontrollit/ rimbursimeve tatimore, si në aspekt të ngritjes së kualitetit, ashtu edhe në shkurtimin e kohëzgjatjes së kryerjes së procedurave, trajtimi i borxheve dhe zbatimi i procedurave ligjore të tatimpaguesit, të cilët nuk ju përgjigjen ATK-së në pagesën e borxhit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera