Lajme

Imeri: Lista Serbe kërkon kohën e Millosheviqit por kryetari i Kllokotit duhet t’i përmbahet ligjeve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 04 March 2019

Milaim Imeri, kryetar i Iniciativës Qytetare për Kllokotin, që është pjesë e koalicionit në qeverisjen e Kllokotit.

“Lista Serbe po kërkon si në kohën e Millosheviqit se kush po shkruan Republika e Kosovës të dënohet. Disa “patriotë” serbë vetëm për publik flasin, e këtyre të Listës Serbe po t’ia kërkoni letërnjoftimet, pasaportat, librezat e automjeteve, pagat, të gjitha i kanë nga Republika e Kosovës dhe me Simbole të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Pllaka e vendosur në Kllokot, është në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjin për Qeverisje Lokale, thotë ai.

-Advertisement-

“Kryetari i Komunës së Kllokotit është zgjedhur nga zgjedhjet e organizuara nga RKS që dmth obligohet t’iu përmbahet ligjeve të Kosovës dhe nuk ka asnjë provokim, bile deri tani është bëre shkelje dhe vazhdon të bëhet shkelje mos prezenca e logos së Qeverisë së Kosovës në objektet qeveritare qoftë ato lokale dhe qendrore. Sa i përket serbëve të rajonit të Gjilanit të gjithë janë të inkuadruar në institucionet e RKS, edhe popullata civile bënë jetë normale, dalin lirshëm në çdo cep të rajonit, dalin pinë kafe me shqiptarë, bëjnë pazar në marketet shqiptare dhe nuk ka asnjë pengesë”, deklaroi ai.

Ai tha se i vetmi shqetësim për serbët në rajon janë strukturat ilegale dhe paralele serbe të cilat akoma vazhdojnë të bëjnë presione, shantazhe e kërcënime te qytetarët serb në Gjilan.

“Pikërisht sepse Serbisë i pengon një qetësi dhe rehati e serbëve lokal, ata me çdo kusht janë duke provuar me destabilizuar rajonin duke tentuar ta paraqesin situatën e serbëve në Gjilan si të keqe. Kjo nuk qëndron pasi mund të vërtetohet e kundërta ku serbët jetojnë lirshëm, punojnë tokën lirshëm dhe lëvizin lirshëm, bile situata ka shkuar akoma më tutje nëse del në mbrëmje në kafiteritë e Gjilanit i vëren serbët dhe shqiptarët duke pirë kafe bashkë dhe kjo situatë s’e pengon asnjë qytetarë të rajonit të Gjilanit”, u shpreh tutje ai.

Ai gjithashtu tha se “besojmë se vetë kanë vendosur por nuk kanë guxim të tregojnë nga regjimi i Vuçiqit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera