Lajme

Imeri: ATK-ja inkasoi rreth 95 milionë euro për tre muaj

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 27 April 2017

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës , Sakip Imeri, ka raportuar në Komisioni për Buxhet dhe Financa për raportin tremujor të të hyrave në ATK të këtij viti.

Ai ka theksuar se në ATK vetëm në periudhën e parë të këtij viti të hyrat kanë qenë 8 milionë euro më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, raporton Ekonomia Online.Imeri tha se të hyrat e përgjithshme kapin vlerën prej 94.9 milionë euro.“Përfundimisht 2016-ta ka pasur 784 të zyrtarë që zhvillojnë aktivitetet në ATK, pra janë të punësuar, nga të cilët ka një strukturë të mirë. Janë 289 biznese që mbushin buxhetin e Kosovës me 51 për qind të të hyrave të përgjithshme.

Janë përmbushur të hyrat 96 për qind që në raport me  periudhën e njëjtë vitin e kaluar kemi 8 milionë më shumë të hyra”, tha ai.Sipas tij, TVSh-ja në strukturën e përgjithshme merr pjesë me më shumë se 4 milionë euro të hyra, ndërsa të ardhurat pensionale janë 30.26 për qind më shumë, 11.9 për qind nga ardhurat në korporata.Ai theksoi se për tatimpaguesit që i shmangen tatimeve, inspektorët bëjnë kontrolle të vazhdueshme, ku vetëm për vitin 2017 kanë bërë 304 kontrolle.

-Advertisement-

Imeri ka thënë se numri prej 27 349 janë të punësuar që kanë deklaruar kompanitë, por që në këtë shifër nuk përfshihen të vetëpunësuar.Ndërsa sa i përket fiskalizimit, ai ka thënë se janë 34 659 biznese që pajisur me arka fiskale.Deputetja Besa Gaxherri nga LDK-ja tha se raporti është shumë përmbajtjesor dhe paraqet gjendjen reale. Sipas saj, në krahasim me vitet e kaluara është një raport i kompletuar

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera