Lajme

Imer Mushkolaj: Halil Berisha nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po dëshmon punën e tij si gazetar

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 27 October 2021

Ish-gazetari i Infokus-it, Halil Berisha është duke dhënë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në seancën gjyqësore që po mbahet ndaj Nasim Hradinajt dhe Hysni Gucatit.

Lexo edhe: SQARIM: Halil Berisha nuk është dëshmitar kundër krerëve të OVL -UÇK, ai është atje nën detyrim

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë që opinioni duhet ta kuptoj që gazetari Halil Berisha nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit por se ai ka qenë i obliguar.

-Advertisement-

“Është e rëndësishme që opinioni me e kuptu që ish-gazetari i Infokus-it, Halili nuk është në Hagë në cilësinë e dëshmitarit kundër të krerëve të organizatës së OVL-UÇK, por është shumë e rëndësishme me e qartësu, ai nuk po dëshmon kundër tyre, ai nuk po dëshmon kundër kërkujt, por ai është i obliguar, ka qenë i obliguar duke u bazuar në procedurat përkatëse të gjykatës të dëshmojë atje për punën e tij si gazetar në raport me dokumentet që OVL-UÇK i ka bërë publik”, ka thënë Mushkolaj për Infokus.

Gjithashtu Mushkolaj ka thënë se kolegu ynë në Hagë nuk po dëshmon kundër krerëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të tij profesionist.

“Kolegu ynë është në Hagë për ta kryer një obligim pasi që është i shtrënguar apo i detyruar nga gjykata që të jap versionin e tij karshi dokumenteve që gazetari nuk i ka bërë publike por OVL-UÇK i ka shfaq publikisht dhe ai atje nuk po dëshmon kundër krereëve të UÇK-së por po shpreh një qëndrim të vetin profesionist karshi situatës në të cilën është gjendur muaj më parë”, ka thënë ai.

Gazetari Halil Berisha, nuk është duke dëshmuar për luftën, UÇK-në, apo kundër krerëve të OVL-UÇK-së, por thjeshtë si gazetar që mori pjesë në konferencën për media të organizuar nga OVL-UÇK-ja, ku u bënë publike dosjet e Gjykatës Speciale. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera