Lajme

Imami nga Kaçaniku nuk është në dijeni për shkarkimin nga BIK-u

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 24 June 2017

Njoftimi për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri i ka kushtuar me vend pune kryetarit të  Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj. Ky i fundit u shkarkua nga BIK-u pasi lejoi që në xhaminë kryesore të qytetit të lajmërohet vrasja e liderit kosovar të grupit ISIS.

Mirëpo, Neziraj ende nuk ka marrë ndonjë informacion zyrtar nga BIK-u rreth largimit të tij nga puna.

“Nuk e shoh të arsyeshme të prononcohem as mos të prononcohem. Por unë kurgjo absolut zyrtarisht nuk kam”, ka thënë shkurt për “Indeksonline”.

-Advertisement-

Ndërsa, në media dje është cituar një zyrtar i institucionit të cilin e drejton Naim Tërnava i cili ka dhënë detaje për këtë vendim të kryesisë së BIK-ut.

“Kryetari i BIK në Kaçanik është revokuar sepse veprimi i tij ka qenë i pakonsultuar me kryesinë e BIK”,  ka thënë Vedat Sahiti, duke shtuar se Neziraj tani mban vetëm postin e imamit. /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera