Lajme

Imami Maliqi njofton shpërndarjen e 635 pakove ndihma për familjet në nevojë

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 01 May 2021

Imami Maliqi njofton shpërndarjen e 635 pakove ndihma për famImami nga Prishtina, Labinot Maliqi se dje ka nisur aksioni i madh për ndarjen e 635 pakove ushqimore për familjet në nevojë.

500 pako ushqimore janë dhuruar donacion nga xhamia shqiptare në Sidney të Australisë, kurse 135 pakë janë shuruar nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

“Ne nuk jemi rob por punëtorë”, protestojnë ndaj aeroportit të Prishtinës

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Dita e xhuma, ditë e bereqetshme

Dje kemi nisur aksionin e përvjetshëm dhe më të madhin humanitar që xhamia jonë ka pasur ndonjëherë. Kemi filluar të shpërndajmë 635 pako ushqimore për familjet në nevojë, komunitetet, shoqatat humanitare si dhe familjarëve të të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë.

Ky organizim është bërë i mundur fal kontributit të diasporës shqiptare. 500 pako ushqimore janë dhuruar donacion nga xhamia shqiptare në Sydney te Australisë (Islamic Centre Sheikh Albani), si dhe 135 pako nga shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Këto pako kemi filluar t’i shpërndajmë në këto qendra për familjet me raste sociale:

– 50 pako për shoqatën e ”Familjarëve të Personave të Pagjetur”

– 50 pako për shoqatën ”Down Syndrome Kosova”

– 50 pako për shoqatën ”HANDIKOS”

– 50 pako për shoqatën ”Autizmi”

– 50 pako për komunitetin Boshnjak në Vitomericë të Pejës

– 50 pako për komunitetin Ashkali në Fushë Kosovë

Pjesa tjetër e pakove do të vazhdon të shpërndahet gjatë vikendit për familjet me jetima, si dhe për ato familje që ballafaqohen me gjendje të rëndë ekonomike.

E lus Zotin e Madhëruar që t’i shpërblejë pa fund në këtë dhe botën tjetër të gjithë kontribuesit e këtij aksioni të madh humanitar.

_______________________

Para xhumasë ne u nderuam nga vizita që na bëri në xhaminë tonë z. Bajram Qerkini, përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur. Ai mbajti një fjalim të zgjuar dhe emocional para besimtarëve, dhe bashkarisht kërkuam që të punohet më shumë nga vendorët dhe ndërkombëtarët për gjetjen e trupave për të cilët familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tyre edhe 22 vjet pas luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera