Lajme

Imami kosovar Tahir Kukaj, sërish në mesin e 100 personaliteteve me ndikim në Staten Island të Nju Jorkut

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 16 November 2021

Imami shqiptar nga Kosova, Tahir Kukaj, është renditur sërish në mesin e 100 personaliteteve më me ndikim në Staten Island të Nju Jorkut, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo është hera e katërt që ky imam futet në listën e personaliteteve të shquara që japin kontribut në lëmi të caktuara të jetës në Nju Jork.

Sivjet, Imami Kukaj është vlerësuar për rolin që ka luajtur gjatë pandemisë në procesin e vaksinimit të qytetarëve dhe për kontributin e dhënë në kuadër të Task Forcës Kundër Krimeve të Urrejtjes.

-Advertisement-

Javë më parë, Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, e ka emëruar Imamin Kukaj, si këshilltar në administratën e tij, duke e angazhuar në dy borde të qytetit: në bordin për të rinjtë dhe në bordin këshillues për të moshuarit.

Kukaj, si udhëheqës i Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Nju Jork vlerësohet për përkushtimin për t’i inkurajuar qytetarët e besimeve të ndryshme për të punuar së bashku, njëherësh për të edukuar amerikanët në lidhje me fenë islame.

Kukaj është nga Tërsteniku i Drenasit. Ai është i pari imam që ishte ftuar për ta hapur seancën e Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut me lutje fetare dhe me fjalim rreth rëndësisë së Muajit të Ramazanit.

Kongresisti amerikan, Max Rose, e pati përzgjedhur Imamin Kukaj, për të ofruar lutjen me rastin e inaugurimit të tij.

Para disa vjetësh, ai ishte ftuar edhe nga kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio, për ta bekuar linjën e re të tragetit që transporton njujorkezët çdo ditë nga Beach Channel Drive dhe Beach 108th Street, në Rockaway Park.

Pikërisht për këtë “altruizëm dhe vetmohim” të treguar në shërbim të komunitetit, Senatori i Shtetit, Andrew Lanza në emër të Senatit të Nju Jorkut e ka nderuar si “individ që meriton respektin dhe nderimin më të lartë”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera