Sport

Imami i xhamisë në qytetin e Liverpoolit: Sadio Mane na ndihmon ti pastrojmë tualetet e xhamisë

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 12 October 2020

Imami i xhamisë në qytetin e Liverpoolit, Markaz Imam Ahmad, ka folur fjalë shumë të mira për sulmuesin senegalez, Sadio Mane, shkruan Gazeta inFokus.

Mane, që njihet si një mysliman i devotshëm dhe një njeri me virtyte të larta, nuk ngurron të tregoj mirësinë e tij asnjëherë.

Markaz Imam Ahmad ka treguar që Mane u ndihmon të pastrojnë tualetet.

-Advertisement-

“Sadio vjen shpesh në xhami. Ai ka një Bentley në shtëpi, megjithatë ai vjen me makinë të thjesht.

Ai nuk tërheq vëmendje dhe nuk është arrogant. Ai gjithashtu ndihmon të pastrohen tualetet e xhamisë”, është shprehur imami.

Mane është një prej sulmuesve më të mirë të Liverpoolit dhe jo vetëm./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera