Sport

Imami i xhamisë në Liverpool: Mane pastron tualetet e xhamisë

Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 12 January 2020

Sadio Mane përveç që shquhet për kualitet e larta të një të futbollisti, ai jashtë ‘botës së futbollit’  vlerësohet jashtëzakonisht shumë.

Mane është një njeri që ndihmon shumë, por nuk dëshiron që të përmes ndihmës që bën të bëhet edhe më i famshëm se që është.

Një rast tjetër unik i Manes, e ka treguar imami i xhamisë në Liverpool. “Sadio shpesh vjen në xhami, në shtëpi ai ka Bentley por ai këtu vjen me veturë të thjeshtë. Ai nuk kërkon vëmendje dhe nuk është arrogant, madje ai na ndihmon të pastrojmë tualetet”.

-Advertisement-

Ky veprim i Manes ka bërë që të vlerësohet shumë në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me mijëra herë.

Javë më parë një fotografi e tij me celular të thyer, ishte bërë virale duke treguar modestin që ka, përkundër milionave që fiton si futbollist. Paga e tij në klubin anglez është 100 mijë funta në javë, që në vit arrin shifrën e 5 milionë funtave.

Ylli i Liverpoolit javën e kaluar fitoi çmimin ‘Futbollisti i vitit në Afrikë’ duke e mposhtur konkurrëncën e Mohamed Salah dhe Riyad Mahrez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera