Lifestyle

Imagjinoni t’i përjetoni dy orgazma përnjëherë! Po, është e mundshme dhe ja se si arrihet lehtë kjo!

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 27 August 2017

Nëse keni fat, deri tani keni pasur shumë orgazma klotorisi, por mbase edhe disa orgazma vagjinale (Pika G). Mirëpo, ekspertët thonë që është e mundshme të keni të ashtuquajturat orgazma të bashkuar apo “Grali i shenjtë” i përjetimeve të kulmit seksual.

Natyrisht, kjo është paksa më komplekse nga përjetimi i vetëm një apo dy orgazmave, mirëpo seksologia Amy Levin thotë se është e mundshme me një angazhim të vogël.

Logjika thotë që për orgazëm të këtillë janë të domosdoshme stimulimet e klitorisit dhe pikës G në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Ajo që dallohet janë “pikat” e arritjes së qëllimit të dëshiruar, pra ja cilat ju janë opsionet:
Gjatë masturbimit

Gjatë masturbimit, fokusoni në stimulimin e klitorisit. Në momentin kur ndieni që “magjia” po vepron, përdorni lodrën e shtrembër seksuale për pikën G (mund ta provoni edhe me gishtat e dorës tjetër, nëse tashmë dini ku e keni atë pikë), dhe të vazhdoni me stimulimin e klitorisit.

Është me rëndësi që para prekjes së pikës G, të prisni që të jeni mjaft të eksituara, sepse kjo pikë e famshme nuk shfaqet nëse nuk ndieni kënaqësi, ka thënë Levin.

Gjatë seksit oral
Ngrohuni me paralojë dhe fokusimi i partnerit të jetë në klitorisin tuaj. Ndieni ngrohtësi? Para se të përjetoni orgazëm klotirisi, partneri juaj me gisht le të stimulojë pikën G. Për t’i ndihmuar që ta gjejë, shtrijuni në shpinë dhe ngrini këmbët. Shuplaka do të duhej t’i jetë e vendosur në pjesën e sipërme të vagjinës suaj, ndërsa gishti brenda në vagjinë.
Nëse keni lodër seksi edhe kjo do të shërbejë të arrini qëllimin, ndërkaq partneri mund pa pengesë të vazhdojë kënaqësinë me seksin oral.

Gjatë seksit
Levin rekomandon që partneri të stimulojë klitorisin me gisht apo me lodër seksi gjatë paralojës. Kur të arrini “gatishmërinë”, filloni me pozën “dogystyle” (gjunjëzohuni, duart vendosni në krevat, ndërkaq partneri penetron në ju nga prapa). Në vend që të mbështeteni në shuplaka, mbështetuni në bërryla, sepse kjo ngre komblikun tuaj për stimulim maksimal të pikës G.

Nëse partneri nuk mund të vazhdojë që t’ju stimulojë klitorisin, bëjeni ju vetë, sepse rezultati përfundimtar me siguri do t’ju pëlqejë,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera