Ilir Peci tregon nëse KFOR i ka ndaluar vizitat e ministrave të qeverisë së Kosovës në veri

Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 19 June 2023
Kryetari i Komunës së Zveçanit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Peci, ka thënë se nuk ka informacione nëse KFOR-i ka ndaluar vizitat e ministrave të qeverisë së Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë në pjesën veriore.
Në një përgjigje për Gazetën Infokus ai ka thënë se edhe ashtu nuk është vizituar nga askush dhe nuk ka asnjë informacion.
“Nuk kam informacione ndonjë informacion për këtë deri tash edhe unë jam në veri por nuk ka informacion për këtë, të paktën tek unë nuk ka qenë askush deri më tash dhe nuk kam kurrfarë informacioni”, ka thënë shkurt, Peci për Infokus.
Kryetari Peci, ka thënë se ai ende duke kryer funksionin e kryetarit të Komunës nga zyra për komunitete në fshatin Lipë që po ashtu është pjesë e objektit të Komunës së Zvecanit.
“Momentalisht ende jam duke punuar prej zyrës së komuniteteve në fshatin Lipë. D.m.th. ky objekt është pjesë e komunës”, ka thënë i pari i Zveçanit.
Derisa po ashtu ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për Gazetën Infokus ka thënë se nuk kanë asnjë informatë zyrtare në lidhje me këtë vendim.
Mirëpo sot gjatë ditës u raportua se njësitë speciale të Policisë së Kosovës po lejohet të hyjnë në veri mirëpo jo edhe ministrat e qeverisë së Kosovës apo zyrtarë të tjerë të shtetit./Gazeta Infokus/
“KFOR-i ndalon vizitat e ministrave të Kosovës në komunat në veri”, flet Elbert Krasniqi

Të tjera
-
Sorensen takon në Washington ambasadorin e Kosovës dhe atë të Serbisë
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka bërë bashkë në ...
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...