Lajme

Ilir Mirena: Mbyllja e ambasadës norvegjeze, ky është shkëlqimi i diplomacisë së Kurtit e Osmanit

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 10 September 2022

Gazetari Ilir Mirena, ka reaguar ndaj lajmit tashmë zyrtar, se shteti i Norvegjisë, do ta mbyllë ambasadën e vet në Kosovë.Mirena ka renditur dështimet e qeverisë Kurti në diplomaci, duke ironizuar, siq e quan ai me “shkëlqimin e diplomacisë”.

Statusi i plotë i Mirenës:

Kosova qe dy vjet eshte

-Advertisement-

– pa asnje njohje,

– pa asnje anetaresim ne organizata nderkombetare,

– pa asnjë marreveshje me BE’ne.

Por, per keto dy vjet per here te pare nje shtet mik, qe e njeh shtetin e Kosoves, nje donatar i madh ne projekte te ndryshme ne vendin tone, Norvegjia, vendosi te mbyll ambasaden ne Kosove…

Ky eshte shkelqimi i diplomacise se Albin Kurtit, Vjosa Osmanit dhe Donika Gervalles.

E per ironi, Kurti, ka qelluar dhender i Norvegjise, e edhe familja i jeton atje…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera