Ilir Meta vjen në Kosovë, dekoron institucionet që ndihmuan Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 03 December 2019
Mirënjohje të madhe po shpreh shteti shqiptare për ekipet kosovare që shkuan për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit që goditi Durrësin me rrethinë.
Të mërkurën Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndroj në Kosovë, ku në Kazermën ushtarake “Adem Jashari” do të dekoroj institucionet kosovare që nuk kursyen asgjë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, shkruan Gazeta Infokus.
Njësia e Task Forcës së Kombinuar të FSK, Njësiti K9 I FSK, Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës, Njësitet e Zjarrfikëseve-KEK, Çeta e Shpëtimit nga Miniera e Trepçës, Çeta e Shpëtimit nga Miniera e Artanës, Njësia e zjarrfikësve nga Komuna e Suharekës do të nderohen me dekoratë nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.
Gjatë kësaj ceremonie të gjitha këto njësi do të jenë prezentë në kazermë e ku edhe do të pranojnë mirënjohjen e lartë nga presidenti Meta, shkruan Gazeta Infokus.
Pas tërmetit që goditi Shqipërinë të martën e kaluar institucionet kosovare dhe shumë iniciativa qytetare u mobilizuan për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Termet që epiqendër kishte Durrësin për pasoj la të vdekur 51 persona q shumë të tjerë të lënduar.
Edhe dëmet materialë llogariten tejet të mëdha./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Arsimi, shëndetësia dhe policia sot në grevë
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, Federata e Sindikatës së Shëndetësisë dhe ajo ...
-
Izraeli poston videomesazhin emocionues për Shqipërinë
Në një postim në Facebook, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dër...
-
Tahiri në 20 vjetorin e OSBE-së: Gjatë luftës ishte shpresë dhe mundësi për paqe
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për reformën shtetërore, në 20 vjetorin e...
-
Deputetja e LDK’së: Kaosi me Ligjin për paga i qëllimshëm, s’është faji i Gjykatës Kushtetuese
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike t...
-
Pas Serbisë edhe Rusia mohon masakrën e Reçakut
Edhe Kremlini zyrtar ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishti...
-
Kosnett thotë se çështja e ndarjes së Kosovës tashmë është histori
Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se çështja e ndarjes ...
-
“I mbytën me çekan në kokë”, Berani shpalos detaje të masakrave mbi shqiptarët në Mitrovicë
Halit Berani kryetari i KMLDNJ-së në Mitrovicë në rrjetin e tij social “Faceb...
-
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje: VV-së po i kthehen “të sharat”
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka e ka komentuar debatet tel...
-
Miliona britanikë ende në radhë për të votuar, vendi mban frymën
Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjteje në B...
-
Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Vetëvendosjes ...
-
Kurti tregon se a është takuar me Thaçin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë të ditur që nuk ka konfere...
-
Kurti tregon si u bllokuan me Isa Mustafën për zgjedhje të ministrive
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër Albin Kurti, ka t...