Lajme

Ilir Meta viziton familjen e Ibrahim Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 19 January 2020

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar në Prishtinë edhe familjen e ish- Presidentit të Kosovës, pasi kreu homazhet në varrin e Ibrahim Rugovës.

Përmes një statusi në facebook, ai shpreh kënaqësinë të takojë familjen e Presidentit historik të Kosovës.

“Përherë kënaqësi të takoj në Prishtinë familjen e dashur dhe të respektuar të Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova”, shkruan ai.

-Advertisement-

Ai tregon se në bisedën me familjen e Rugovës ndanë shumë kujtime nga angazhimi jetësor I ish presidentit.

“Në bisedën e ngrohtë dhe shumë miqësore ndamë plot kujtime të shtrenjta për angazhimin jetësor të Presidentit Rugova për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur e demokratike, me orientim të qartë properëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë në rajon”, shkruan Meta./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera