Lajme

Ilir Meta për Isa Mustafën: “Shpresoj ta flaki njëherë e përgjithmonë shkopin”

Autori: Halil Berisha 12:54 | 04 December 2019

Ilir Meta, Presidenti i Shqipërisë pas ceremonisë në Kazermën “Adem Jashari” ku falënderoi e dekoroi ata institucionet e Kosovës që i dolën në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit u takua me zyrtarët e LDK-së.

Me këta të fundit ishte edhe prijësi i tyre, Isa Mustafa, shkruan gazeta inFokus.

E pas takimit në një prononcim për media, Meta tha që është i kënaqur që e sheh Mustafën me shëndet të përmirësuar.

-Advertisement-

Madje, uroi edhe diçka për të, shkruan gazeta inFokus.

“Ishte kënaqësi të takoja kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa, për shëndetin e të cilit kam qenë i preokupuar prej kohës, jam i kënaqur që e shoh shumë më mirë se herën e fundit, shpresoj ta flaki atë shkopin njëherë e përgjithmonë”, tha Meta.

Ndërsa, për nënkryetarën Vjosa Osmanin, Meta tha që nuk është veç përfaqësuese politike.

“Është kënaqësi që jam këtu me znj. Vjosa Osmanin, nuk mendoj që ka qenë thjeshtë përfaqësuese e LDK-së, por protagoniste e shkëlqyer për gratë e vajzat që besojnë tek demokracia, besojnë tek roli e kontributi i tyre në jetën e vendit në modernizimin e institucioneve dhe Kosova ka shkëlqyer edhe në këtë drejtim të rolit thelbësor të grave në të gjithë shoqërinë e saj e shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës”, tha Meta.

E shefi i shtetit shqiptar edhe këtu nuk e la pa falënderuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës për tërmetin shkatërrues në Shqipëri, shkruan gazeta inFokus.

“Edhe njëherë një falënderim se çka kanë bërë qytetarët e Kosovës për Shqipërinë për të përballuar këtë dhimbje të thellë e këto pasoja të mëdha që ka lënë tërmeti i 26 e aktualisht atje ndodhjen me dhjetëra inxhinierë e specialist në fazën e dytë që do të zgjasë edhe më shumë që do të kërkoj një plan mjaft mirë të menduar atë të rindërtimit e rikuperimit të pasojave”.

Ndërsa Osmani tha që presin thellim edhe më të madh të bashkëpunimit në mes të Kosovës e Shqipërisë, por edhe LDK-së e Ilir Metës.

“Natyrisht që në radhë të parë shprehëm ngushëllimet tona të serishme për humbjet e jetëve në Shqipëri si rezultat i tërmetit të tmerrshëm, uruam shërim, e falënderuam presidentin për vlerësimin e Ushtrisë së Kosovës që kontribuuan shumë, po ashtu e falënderojmë për kujdesin ndaj familjes Abazi që po tregon sot, mezi presim ta thellojmë bashkëpunimin ne mes të Kosovës e Shqipërisë e natyrisht ne si LDK me Presidentin Meta”

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera