Lajme

Ilir Meta krenar me Bebe Rexhën: Do të rindërtojë dy shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 02 December 2019

Bebe Rexha këngëtarja shqiptare me famë botërore ka arritur në Shqipëri për të vizituar familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues.

E Ilir Meta, presidenti i Shqipërisë ka thënë se është shumë mirënjohës ndaj saj, shkruan gazeta inFokus.

“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti”, shkruan ai.

-Advertisement-

Meta gjithashtu e falënderoi atë për gjithë këtë solidaritet dhe ndihmën për të rindërtuar dy shtëpi për dy familje të cilat kanë mbetur pa strehë mbi kokë.

“Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare. Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve”, shkruan presidenti i Shqipërisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera