Lajme

Ilir Meta i kthen qeverisë ligjin “anti-shpifje”: Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 12 January 2020

Ligji “anti-shpifje” u bë shumë i përfolur në Shqipëri.

Kjo pasi nga shoqëria civile, gazetarët e qytetarët po konsiderohet si ligj që shkel të drejtat e shprehjes, shkruan gazeta inFokus.

E në këtë frymë edhe Presidenti shqiptar, Ilir Meta, këtë ligj e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend.

-Advertisement-

Sipas Metës, ky ligj shkel parimet kushtetuese të një vendi demokratik.

“Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit. Në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, ka thënë Meta./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera