Lajme

Ilir Meta betohet si President

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 24 July 2017

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të marrë zyrtarisht sot detyrën si kryetar i Shtetit. Ceremonia e betimit të tij në Kuvend do të mbahet në orën 18:00.

Pas kësaj, në orën 19:00, presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga presidenti në detyrë, Bujar Nishani.

Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

-Advertisement-

Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament.

Pas fjalës që do të mbajë Presidenti i ri, ai në mënyrë simbolike do të përcjellë paraardhësin Bujar Nishani, moment ky që pasohet nga ceremonia zyrtare me parakalimin e forcave të Gardës së Republikës dhe 21 të shtënat me top.

48 vjeçari Ilir Meta, baba i tre fëmijëve betohet si Presidenti i 7 i Republikës së Shqipërisë demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera