Sport

Ilir Latifi rikthehet në kafaz, konfirmohet sfida ndaj Volkan Oezdemir

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 26 June 2019

UFC-ja ka zyrtarizuar duelin e peshës “light heavyweight” (pesha 84-93kg) në artet marciale mikse midis Ilir Latifit dhe Volkan Oezdemir. Kjo përballje duhej të ishte zhvilluar një muaj më parë, në eventin UFC-Stockholm (më 1 qershor), por Latifi u dëmtua pak orë para duelit dhe sfida u anullua.

Gjithsesi, shqiptari me pasaportë suedeze ka rikuperuar dëmtimin, ndaj UFC ka rikonfurmuar këtë sfidë, e cila do të zhvillohet më 3 gusht. Kjo është një nga përballjet kryesore të eventun UFC onf ESPN, që do të zhvillohet në Nju Xhersi (Amerikë).

Latiti, 14 fitore, 6 humbje dhe 1 duel pa rezultat ka një përnballje të vështirë ndaj zviceranit Oezdemir, 15 fitore e 4 humbje në artet marciale mikse. Fituesi i këtij dueli ka shanse që të duelojë për titullin kampion të këtij Divizioni, që mbahet nga Jon Jones.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera