Lajme

Ilir Deda reagon ndaj deklatarës së Presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve

Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 01 August 2018

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Thaçi, ku ka thënë se ndarje e Kosovës do të jetë e papranueshme, por në dialog do të shtrohet korrigjimi i kufijve.

Sipas Dedaj , secili duhet ta ketë të qartë që korrigjimi i kufijve është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Nuk ka pasë President në Kosovë që me aq (mendje)lehtësi dhe dëshirë i ka kontestuar kufijtë e shtetit të vet, e që me betimin e vet duhet ti mbrojë. Secili duhet ta ketë të qartë që “korrigjimi i kufijve” është eufemizëm për ndarje të Kosovës, dhe asgjë tjetër. Mbyllja e syve para tmerrit që po e pret Kosovën i bën të gjithë bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e shtetit tonë – sipas planeve të Millosheviqit të vdekur që po i përqafon Kryetari i tanishëm i Kosovës./Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera