Lajme

Ilir Deda flet për rezultatin e balotazhit, ka një mesazh interesant

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 20 Nëntor 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se zgjedhjet e djeshme ishin të lira, fer, demokratike dhe pa keqpërdorime.

Deda ka porositur fituesit që të qeverisin mirë dhe në shërbim të qytetarëve.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë:

“Zgjedhjet e djeshme ishin një e arritur e madhe për popullin tonë – ishin të lira, fer, demokratike, dhe pa keqpërdorime. Tani detyrë e fituesve është që t’a shtyjnë këtë të arritur me qeverisje të mirë dhe zhvillim në shërbim të qytetarëve. Më shumë se asnjëherë më parë, u dëshmua rëndësia dhe pesha e secilës votë. Shpresoj që ky fakt do t’i bindë për rëndësinë e votës edhe qytetarët që dje nuk dolën në zgjedhje. Demokracia është ndërrmarje e përbashkët e zgjedhësve me të zgjedhurit.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy